Politika e privatësisë u përditësua. IslamiShqip tani ofron analitikë të brendshme opsionale, që aktivizohet vetëm nëse e pranoni. Reklama dhe gjurmim nëpër faqe të tjera nuk ka dhe nuk do të ketë. Shihni çfarë ndryshoi.

Artikuj

Meritat e grave të Profetit për njerëzimin.

Shtator 2026 · 1 min lexim

Bashkëshortet e Profetit Muhamed (s.a.u.s) kanë virtyte të larta, vlera të mëdha dhe merita të shumta: Po përmendim disa prej tyre:

1-    Ato janë nënat e besimtarëve, sikurse e thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an (El Ahzab: 6). Këtë pozitë të lartë ato e fituan për arsye të martesës me Profetin (s.a.u.s.).

2-    Ato kanë dhënë për të gjithë besimtarët dhe besimtaret shembullin më të mirë të jetës bashkëshortore dhe familjare.

3-    Ato kanë pasqyruar e përcjellë për Ymetin sjelljen bashkëshortore të Profetit (s.a.u.s.). Dihet që Profeti Muhamed (s.a.u.s.) është shembull për njerëzit në të gjitha aspektet e jetës.

4-    Bashkëshortet e Profetit (s.a.u.s.) kanë transmetuar një numër të konsiderueshëm hadithesh nga i Dërguari i Allahut. Vetëm Aishja (r.a.) ka transmetuar 1210 hadithe. Në saje të martesës me Profetin (s.a.u.s.), ajo arriti të bëhej gruaja më e ditur e Ymetit islam. Kështu, nënat e besimtarëve kanë përcjellë për Ymetin një pjesë të dijes së profetësisë.

Përgatiti: Ismail Bardhoshi

Të ngjashme

Feja jonë e pastër dhe e bukur